
ANTI-CELLULITE BODY OIL
Anti-Cellulite Oil
Kafeinë, gështenjë e egër dhe vaj trëndafili të egër, për lëkurë të ushqyer dhe pamje më të lëmuar.
2,700 ALL1,900 ALL
Njihu me produktin
Dione Anti-Cellulite Oil është krijuar posaçërisht për kujdesin e lëkurës me celulit dhe për përmirësimin e pamjes së saj.
Me përdorim të rregullt, ndihmon që pamja e celulitit të duket më pak e theksuar, ndërsa lëkura duket më e lëmuar, më e tonifikuar dhe më uniforme.
Formula ushqen dhe zbut lëkurën, ndërsa masazhi gjatë aplikimit ndihmon në stimulimin e qarkullimit dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës.
Përbërësit
Kafeinë: Stimulon qarkullimin e lëkurës dhe njihet gjerësisht në kozmetikë për efektin tonifikues në pamjen e saj.
Gështenjë e egër: Përmban aescin, i njohur për mbështetjen e qarkullimit dhe ndjesinë freskuese që i jep lëkurës.
Vaj trëndafili të egër: I pasur me vitamina dhe acide yndyrore esenciale, njihet për efektin ushqyes dhe rolin në elasticitetin e lëkurës.
Ingredientët e plotë
- Jojoba: i ngjashëm me vajrat natyralë të lëkurës, hidratim i lehtë, pa e mbyllur poren.
- Vaj kajsie: i pasur me vitamina A dhe E, ushqyes për lëkurën e thatë ose të lodhur.
- Vaj bajame e ëmbël: vitaminë E, qetësues dhe i lehtë.
- Fara rrushi: antioksidant, teksturë e lehtë.
- Vaj liri: mbështet barrierën natyrale të lëkurës.
- Skualan: hidratim i thellë, pa lënë ndjesi yndyrore.
- Vitaminë E: antioksidant, mbron lëkurën.
Rituali i përdorimit
Përdore si pjesë e kujdesit ditor, ose bashkë me CelluRose për rrëshqitje totale gjatë masazhit.
Porosia dhe dorëzimi
Pagesa bëhet cash në momentin e dorëzimit. Në Tiranë: 1-2 ditë vonesë. Nëpër rrethe: 2-3 ditë. Në Kosovë: 3-5 ditë pune.
Çmimi i transportit shfaqet sapo klikon Shtetin dhe Qytetin ku ndodhesh. Nëse porositë Setin DIONE, transporti është gjithmonë falas.
Kujdesi dhe informacioni
Ruaj paketimin dhe udhëzimet e produktit. Për pyetje specifike rreth përdorimit, kërko informacionin e plotë nga DIONE përpara blerjes.
