DIONE / SHIPPING & RETURNS
Transporti
dhe kthimet.
Përpunimi i porosisë
Porositë e konfirmuara dërgohen brenda 1–3 ditësh pune. Do të njoftohesh kur porosia jote të dërgohet.
Zonat dhe tarifat e transportit
Brenda Tiranës: 200 Lekë. Në rrethe (pjesa tjetër e Shqipërisë): 300 Lekë. Për Seti DIONE, transporti është falas, pavarësisht zonës. Në Kosovë: 7 €. Koha e pritshme e dorëzimit: 1–3 ditë pune.
Ndjekja e porosisë
Korrieri do të të kontaktojë direkt, në numrin që lë te porosia, për detajet e dërgesës.
Kushtet e kthimit
DIONE pranon kthime vetëm në rast defekti të produktit ose porosie të gabuar — jo për ndryshim mendimi. Na kontakto sapo ta vësh re defektin, me foto të produktit.
Si bëhet kthimi
Na kontakto në info@dione.al me foto të defektit. Do të marrësh udhëzime për kthimin. Kostoja e transportit të kthimit mbulohet nga DIONE.
Rimbursimi
Rimbursimi bëhet nëpërmjet korrierit, në momentin e marrjes së produktit të kthyer.
Produkt i dëmtuar ose porosi e gabuar
Nëse produkti mbërrin i dëmtuar ose porosia është e gabuar, na kontakto brenda 48 orëve nga marrja, me foto të produktit dhe paketimit.
Pagesa aktuale
Për momentin, mënyra e vetme e pagesës është cash në dorëzim. Kjo faqe do të përditësohet nëse shtohen mënyra të tjera pagese në të ardhmen.
Ke pyetje shtesë? Na kontakto ↗︎
Garancia
Çdo produkt DIONE mbulohet për defekte prodhimi. Nëse pajisja CelluRose nuk funksionon siç duhet për shkak të një defekti, na shkruaj brenda 6 muajve te info@dione.al: e zëvendësojmë me një të re ose të rimbursojmë plotësisht, përmes korrierit. Dëmtimet nga përdorimi i gabuar ose rënia nuk mbulohen.
